Përshkrim
Dhe shkretëtira do të lulëzojë, libri i Brikena Lazrit, i botuar në dhjetor 2022 në përvjetorin e dhjetë të kalimit në amëshim të klerikut Don Antonio Sciarra, hapet me një dedikim kushtuar kësaj figure mjaft të dashuur për popullin e Blinishtit dhe më gjerë të Zadrimës, në atë pjesë ko dora dhe shpirti i tij punoi dhe shërbeu me devotshmëri për një epokë prej 20 vjeçare.
Ndoshta nuk eshte i mjaftueshem nje liber, ne fakt eshte tentativa e pare, megjithate besoj se arrita ta permbledh ne 40 kapituj ku jane nderthurur 333 foto ku shume prej banoreve te misionit dhe jo vetem, mund ta njohin veten.
“Kisha deshire ta botoja kete liber ne kujtim te 10 vjetorit te ndarjes nga jeta tokesore te don Antonio, me 8 dhjetor 2022, por gjithashtu kisha deshire qe secili prej nesh qe ndjen te shprehe mirenjohje ndaj tij, te behet pjese e ketij projekti. Kam punuar dy vjet intensivisht per kete liber por per shume vite jam munduar te mbledh informacione per kete memorie per don Antonion. Ja kemi dale ta botojme dhe fondet qe gjenerohen nga shitja e ketij libri ja bej dhurate misionit te Blinishtit, per te vazhduar projektet e bukura qe e bene shkretetiren te lulezoje.” – Shprehet autorja mbi librin.
Mes të tjerave, ajo thekson: “Pak kohë para se te vdiste, Ai u shpall Ipeshkëv Nderi dhe pas vdekjes, prehet në Blinisht të Zadrimës, aty derdhi gjithë enegjitë e tij, aty ku e deshën, aty ku e sulmuan, aty ku fali gjithçka kishte, aty ku pati dëshirë që ta nderonin edhe pas vdekjes.” dhe në kapitullin dedikues që jepet në formën e një parathënieje ajo, duke folur për vlerën e Don Antonios thotë: “Ai e bëri të lulëzojë, shkretëtirën që gjeti mes nesh.
Ishte një shkretëtirë besimi, ishte një shkretëtirë e mbarsur me varfëri, ishte një shkretëtirë e pashpresë.” e po më poshtë dedukton: “Prej tij besova se Shqiperia, nuk është as e mallkuar dhe as e harruar prej Zotit; këto gjëra i kemi shpikur ne, për të justifikuar paaftësinë tonë për t’u ringritur.”
Linku i pagesës: