Autodesk 3ds Max
Rreth kursit
Kursi ynë 3ds Max do t’ju ndihmojë të krijoni projekte në formatin 3D. Kursi do të përbëhet nga 15 seanca, ku secila do të zhvillohet nëpërmjet integrimeve të mamir.al si zoom, google meet dhe google classroom. Seancat bëhen 2 herë në javë dhe programi zgjat 7 javë e gjysëm ku çdo seancë do të zgjasë 1 orë e 30 minuta.
Trajnimet online do të zhvillohen nga profesori i mirënjohur Msc Arbër Gjonbalaj, me vite eksperiencë në dhënien e kurseve të dizajnit grafik, programe si 3ds Max, Revit, Lumion, Autocad etj. I diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës për Dizajn dhe Teknologji druri. Programi zhvillohet profesionalisht, i strukturuar dhe dedikuar mësimit produktiv dhe interaktive, për të bërë të mundur mësimin e lehtësuar online të 3ds Max.
Na shkruani në Whatsapp për çdo paqartësi mbi trajnimet online të 3ds Max.