Agjentët fizikë në fizioterapi

About Course
Moduli I – trajton agjentët fizikë më të zakonshëm të përdorur nga fizioterapisti, siç janë: uji, ajri, klima, rrezatimi diellor, i ngrohti, i ftohti, elektriciteti, etj, të cilët gjenden natyrshëm në mjedisin rrethues, por me avancimin e shkencës dhe teknologjisë, këta agjentë sot i gjejmë edhe ne kushte laboratorike, në klinika, spitale, qendra estetike, qendra sportive, qendra rehabilituese, etj.
Në këtë modul studenti do të njihet me konceptet bazë mbi fizioterapinë, siç janë: fizioterapia dhe trupi i njeriut, fushat e aplikimit të fizioterapisë, metodat diagnostikuese të sistemit neuro- muskulo- skeletik dhe visceral si dhe disa patologji të ndjeshme ndaj fizioterapisë.
Gjithashtu përveç këtij moduli ofrohen edhe modulet e tjera të fizioterapisë, në të cilët studenti do të njihet me koncepte dhe modalitete të ndryshme të fizioterapisë.
Moduli ‘Hyrje në fizioterapi’ – trajton konceptet bazë të fizioterapisë si dhe agjentët fizikë që fizioterapia përdor për promovimin e shëndetit dhe për parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e patologjive të ndryshme të lindura apo të fituara që prekin sistemin neuro- muskulo- skeletik dhe visceral.
Moduli II – trajton modalitetet e ndryshme të elektroterapisë, si: elektroterapia, laserterapia, jonoforeza, ultrasonoterapia, IR-terapia, UV-terapia, Tecarterapia, etj.
Moduli III – trajton masazhin, masoterapinë dhe teknika të tjera të përafërta me të.
Moduli IV – trajton njohuri mbi kineziologjinë, artrologjinë, kineziterapinë dhe ushtrimet rehabilituese që fizioterapia përdor për promovimin e shëndetit dhe për parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e patologjive të ndryshme të lindura apo të fituara që prekin sistemin neuro- muskulo- skeletik dhe visceral.
Moduli V – në këtë modul do të gjeni aplikimin e fizioterapisë në fusha të ndryshme si: në shtatëzani, në problemet respiratore, kardiovaskulare, si dhe para dhe pas kirurgjisë.
Suksese!
Në lidhje me çdo problem që mund të keni, na shkruani në faqen tonë të kontaktit!
Course Content
Agjentët fizikë në fizioterapi
-
Klimoterapia
09:27 -
Helioterapia
10:32 -
Talasoterapia
09:04 -
Hidroterapia
12:29 -
Termoterapia
10:52 -
Ultratermia
03:37 -
Krioterapia
09:18
Merr çertifikatën tënde!
Ti e meriton!
