Agjentët fizikë në fizioterapi

Kategoritë: Featured, I regjistruar
Lista e dëshirave Shpërndaje
Share Course
Page Link
Share On Social Media

Rreth kursit

Moduli I – trajton agjentët fizikë më të zakonshëm të përdorur nga fizioterapisti, siç janë: uji, ajri, klima, rrezatimi diellor, i ngrohti, i ftohti, elektriciteti, etj, të cilët gjenden natyrshëm në mjedisin rrethues, por me avancimin e shkencës dhe teknologjisë, këta agjentë sot i gjejmë edhe ne kushte laboratorike, në klinika, spitale, qendra estetike, qendra sportive, qendra rehabilituese, etj.

Në këtë modul studenti do të njihet me konceptet bazë mbi fizioterapinë, siç janë: fizioterapia dhe trupi i njeriut, fushat e aplikimit të fizioterapisë, metodat diagnostikuese të sistemit neuro- muskulo- skeletik dhe visceral si dhe disa patologji të ndjeshme ndaj fizioterapisë.

Gjithashtu përveç këtij moduli ofrohen edhe modulet e tjera të fizioterapisë, në të cilët studenti do të njihet me koncepte dhe modalitete të ndryshme të fizioterapisë.

Moduli ‘Hyrje në fizioterapi’ – trajton konceptet bazë të fizioterapisë si dhe agjentët fizikë që fizioterapia përdor për promovimin e shëndetit dhe për parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e patologjive të ndryshme të lindura apo të fituara që prekin sistemin neuro- muskulo- skeletik dhe visceral.

Moduli II – trajton modalitetet e ndryshme të elektroterapisë, si: elektroterapia, laserterapia, jonoforeza, ultrasonoterapia, IR-terapia, UV-terapia, Tecarterapia, etj.

Moduli III – trajton masazhin, masoterapinë dhe teknika të tjera të përafërta me të.

Moduli IV – trajton njohuri mbi kineziologjinë, artrologjinë, kineziterapinë dhe ushtrimet rehabilituese që fizioterapia përdor për promovimin e shëndetit dhe për parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e patologjive të ndryshme të lindura apo të fituara që prekin sistemin neuro- muskulo- skeletik dhe visceral.

Moduli V – në këtë modul do të gjeni aplikimin e fizioterapisë në fusha të ndryshme si: në shtatëzani, në problemet respiratore, kardiovaskulare, si dhe para dhe pas kirurgjisë.

Suksese!

Shiko më tepër

Çfarë do të mësoj?

  • Njohja me agjentët fizikë, efektet, indikacionet dhe kundërindikacionet e tyre.
  • Njohja me klimoterapinë, helioterapinë, efektet, indikacionet dhe kundërindikacionet e tyre.
  • Njohja me talasoterapinë, hidroterapinë, llojet e hidroterapisë, efektet, indikacionet dhe kundërindikacionet e tyre.
  • Njohja me termoterapinë, ultraterminë, krioterapinë, efektet, indikacionet dhe kundërindikacionet e tyre.

Përmbajtja e kursit

Agjentët fizikë në fizioterapi

  • Klimoterapia
    09:27
  • Helioterapia
    10:32
  • Talasoterapia
    09:04
  • Hidroterapia
    12:29
  • Termoterapia
    10:52
  • Ultratermia
    03:37
  • Krioterapia
    09:18

Verësimet dhe përshtypjet e studentëve

No Review Yet
No Review Yet

Want to receive push notifications for all major on-site activities?