Adaptimi i Ankthit – Çfarë Është Ankthi & Teknikat e Shërimit nga Ankthi
Rreth kursit
Në këtë kurs online me kohëzgjatje 1 orë do të mësoni se çfarë është Ankthi, si Tejkalohet ai dhe Mendimet apo Ndjenjat Negative. Ky kurs vjen me videoleksione nga mentori i mirënjohur i shërimit nga ankthi Gazment Curri. Ai është i ndarë në 7 leksione të shkurtra, por që përmbajnë shumë informacion thelbësor.
Për çfarë na shërben
Ankthi është shkaktar i shumë konflikteve në jetën tonë. Ai na pengon të bëjmë zgjedhjet e duhura. Na bën të stepemi, të mos mendojmë drejt. 15% e të rinjve shqiptarë raportojnë se kanë nivele të ndjeshme ankthi. Pasojat e mosadaptimit të tij janë shumë të dëmshme dhe nga këto mund të përmendim pagjumësinë, mosmbushjen me frymë, djersitjen e shpeshtë, rrahje të shpeshta të zemrës dhe vështirësi në përqëndrim. Nëse edhe ti i ke këto simptoma, atëherë ky është i kursi i duhur për ty.
Mentori i ankthit
Mbi 300 pjesëmarrës tani kanë provuar ” shijen” e trajnimeve të mia ku deri tani janë shëruar njerëz që kishin frikë të dilnin nga shtëpia, njerëz që kishin mendime vetëvrasëse, njerëz që kishin harruar të jetonin. Nëse keni ndonjë sugjerim apo paqartësi mbi kursin na shkruani në info@mamir.al ose në faqen tonë të kontaktit. Nëse doni ta njihni më tej mentorin e shërimit nga ankthi, ju sugjerojmë të vizitoni faqen e instragramit.
Mbani mend: Ky është vetëm një seminar 1 orë informues rreth Ankthit, shërimit të tij, teknikat e kalimit etj.
Nëse doni vërtetë rezultat dhe shërim duhet ti aplikoni ato që mësoni në këtë seminar dhe të bëheni pjesë e trajnimeve te meditimeve. Që mund ti gjeni në faqen e Instagramit @spiritual_gazi.
Investo në mirëqenien tënde. Mos prit më. Nëse keni vuajtur për shumë kohë nga gjendja e ankthit në punë, shkollë apo jetën e përditshme, atëherë ndoshta është koha që të veproni. Hap kursin e meditimit dhe zbulo teknikat kryesore të shërimit nga ankthi.
Përmbajtja e kursit
Ankthi dhe shërimi ndaj tij
Prezantim dhe përmbledhje e temës.
07:27Cfarë është shërimi – Dija
12:56Pranimi i vetes
02:34Meditimi
06:30Praktikat Pozitive – Fjalet, mendimet dhe veprat.
05:08Ankthi
04:58Teknikat e trajtimit dhe sherimit nga ankthi.
14:50