Mamir.al ofron për ju kursin Bazat e Python nga Irisoft Education.Ky kurs vjen tek ju përmes bashkëpunimit me Irisoft Education. Në këtë kurs do të mësoni bazat e gjuhës Python. Do të keni mundësinë të zhvilloni dhe thelloni njohuritë tuaja.Kursi ka 20 seanca,gjatë së cilave do të përvetësoni të gjitha njohuritë që ju duhen për të zotëruar këtë gjuhë.Këto seanca zhvillohen të gjitha online përmes Zoom. Kursi Bazat e Python nga Irisoft Education është strukturuar në leksione. Të cilët fillojnë nga Introduction of Computer and Python deri tek Deep Learning.
Python është një gjuhë shumë e njohur programimi. E cila përdoret në një server për ndërtimin e aplikacioneve Web dhe jo vetëm. Python është gjuhë programimi general-purpose. Kjo gjuhë është e fuqishme dhe gjithashtu e lehtë në lexim. Ky trajnim është ndërtuar për të ju tërhequr pas botës së programimit në gjuhën Python. Kështu që është programi i duhur si për fillestarët. Gjithashtu edhe për ata që kanë njohuri në programim! Që nga zhvillimi i Webit deri te Machine Learning dhe deri te data sience. Python mund t’i bëjë të gjitha!
Kursi vjen tek ju nga Irisoft Education. Irisoft u krijua në vitin 1999. Irisoft është një qendër e formimit profesional dhe kurseve për individët, bizneset dhe institucionet. Është institucioni i parë privat i licencuar në Tiranë për kurse kompjuterike.Dhe institucioni i dytë i licensuar për ofrimin e kurseve të gjuhëve të huaja.Irisoft ofron nje gamë të gjerë shërbimesh.Një nga pikat e forta është informatika dhe programimi.Prandaj ky kurs është i duhuri për të thelluar njohuritë tuaja në këtë fushë .Regjistrohu dhe programo tani!
Në lidhje me çdo problem që mund të keni, na shkruani në faqen tonë të kontaktit!