18 ditë meditime me Valentina Rexhaj

About Course
Në këtë kurs online falas do të gjeni një seri me 18 seksione me meditim të vazhdueshëm e të menduara mirë nga baza apo niveli fillestar deri tek meditimet pak më të gjata dhe të vështirësisë më të madhe. Çdo meditim ka një fushë të vecantë për të cilin është i specifikuar. Kjo ndodh pasi këto meditime janë projektuar nga mentorja e mirënjohur Valentina Rexhaj që të jetë sa më i përshtatshëm për ju.
Prejardhja e kursit
Ky kurs online falas me meditime vjen për ju si një bashkëpunim i platformës Mamir dhe VR Academy. Kurset janë të regjistruara dhe hapen kudo. Qëllimi është të na ndihmojë të largojmë stresin apo shqetësimet tona nga jeta jonë e përditshme. Me anë të kësaj mundemi që më në fund të gjejmë pak më tepër kohë për veten. Meditimi është metoda më e mirë për të arritur qetësi mendore dhe për të nxitur zhvillimin personal.
Mentorja e meditimit
Valentina Rexhaj ka punuar si pērkthyese dhe këshilluese për integrim të shqiptarëve në Zvicër. Njohuritë e saj si mentore e mendimit pozitiv i ka shkrirë në dy librat e saj “Beso në fuqinë
tënde”, i cili është ribotuar pesë herë dhe “Nje fillim i ri”, si pasues dhe plotësues i librit të parë, i përkthyer edhe në gjuhën gjermane.
Duke parë nevojěn e organizimit të jetës, veçanërisht rutinës ditore, për ndryshim dhe ndërtim shprehish pozitive, Valentina botoi projektin e radhës “Ditari 7 minutësh”, duke plotësuar nevojat e njerëzve të cilët tashmë kishin filluar ndryshimet pozitive.
Nëse keni ndonjë sugjerim apo paqartësi mbi kursin na shkruani në info@mamir.al ose në faqen tonë të kontaktit. Nëse doni ta njihni më tej mentoren e meditimit, ju sugjerojmë të vizitoni faqen e VR akademi.
Investo në mirëqenien tënde. Hap kursin e meditimit dhe fto qetësinë dhe kthjelltësinë e mendimeve në jetën tënde!
Course Content
18 ditë meditime.
-
Çfarë është meditimi dhe si te meditojmë
06:53 -
Meditim mëngjesi ( Krijo një ditë pozitive)
06:00 -
Meditim për vetëbesim, vetvlerësim
15:01 -
Meditim për manifestimin e deshirave
20:00 -
Meditim per Falje.
15:07 -
Meditim për largimin e frikës dhe merakut.
17:08 -
Shëro ankthin, aktivo Paqen & Dashurinë
14:58 -
Meditim per terheqjen e te hollave shendetit dhe dashurisë
13:49 -
Meditim për shërim dhe pastrim të trupit
07:32 -
Meditim / Aktivizo fuqinë e falenderimit
19:56 -
Meditim – Lidhu me energjinë jetësore.
28:18 -
Meditim për tërheqjen e dashurisë
40:08 -
Meditim gjumi per humbje peshe
29:57 -
Meditim për shërimin e syve.
30:01 -
Meditim për aktivimin dhe pastrimin e Çakrave.
35:13 -
Meditim shërimi
54:36 -
Meditim për gjumë të rehatshëm.
01:00:26 -
Meditim gjumi i fuqishëm për vetëshërim
01:00:12