5.00
(1 Rating)

18 ditë meditime me Valentina Rexhaj

Kategoritë: Featured, I regjistruar
Lista e dëshirave Shpërndaje
Share Course
Page Link
Share On Social Media

Rreth kursit

Në këtë kurs online falas do të gjeni një seri me 18 seksione me meditim të vazhdueshëm e të menduara mirë nga baza apo niveli fillestar deri tek meditimet pak më të gjata dhe të vështirësisë më të madhe. Çdo meditim ka një fushë të vecantë për të cilin është i specifikuar. Kjo ndodh pasi këto meditime janë projektuar nga mentorja e mirënjohur  Valentina Rexhaj që të jetë sa më i përshtatshëm për ju.

Prejardhja e kursit

Ky kurs online falas me meditime vjen për ju si një bashkëpunim i platformës Mamir dhe VR Academy. Kurset janë të regjistruara dhe hapen kudo. Qëllimi është të na ndihmojë të largojmë stresin apo shqetësimet tona nga jeta jonë e përditshme. Me anë të kësaj mundemi që më në fund të gjejmë pak më tepër kohë për veten. Meditimi është metoda më e mirë për të arritur qetësi mendore dhe për të nxitur zhvillimin personal.

Mentorja e meditimit

Valentina Rexhaj ka punuar si pērkthyese dhe këshilluese për integrim të shqiptarëve në Zvicër. Njohuritë e saj si mentore e mendimit pozitiv i ka shkrirë në dy librat e saj “Beso në fuqinë
tënde”, i cili është ribotuar pesë herë dhe “Nje fillim i ri”, si pasues dhe plotësues i librit të parë, i përkthyer edhe në gjuhën gjermane.

Duke parë nevojěn e organizimit të jetës, veçanërisht rutinës ditore, për ndryshim dhe ndërtim shprehish pozitive, Valentina botoi projektin e radhës “Ditari 7 minutësh”, duke plotësuar nevojat e njerëzve të cilët tashmë kishin filluar ndryshimet pozitive.

Nëse keni ndonjë sugjerim apo paqartësi mbi kursin na shkruani në info@mamir.al ose në faqen tonë të kontaktit. Nëse doni ta njihni më tej mentoren e meditimit, ju sugjerojmë të vizitoni faqen e VR akademi.

Investo në mirëqenien tënde. Hap kursin e meditimit dhe fto qetësinë dhe kthjelltësinë e mendimeve në jetën tënde!

Shiko më tepër

Përmbajtja e kursit

18 ditë meditime.
Vr Akademihttps://vr-akademi.com/Na ndiqni ne:https://instagram.com/rexhaj_valentin... https://www.facebook.com/Valentina-Re... https://vm.tiktok.com/ZMe1ujMW2/Misioni im është ta bëjmë botën më të shëndetshme dhe të lumtur përmes super fuqisë së qetësisë. Ka shumë përfitime nga meditimi, të tilla si ulja e ankthit, shqetësimit dhe stresit. Ajo rrit vetë-ndërgjegjësimin, vetë-pranimin dhe durimin. Dhe kjo forcon rezistencën tonë mes pasigurisë dhe fatkeqësisë. Kush nuk do të përfitonte nga pak nga kjo? Qetësia ka të bëjë me vetëdijen, praktikën e vëmendjes ndaj mendimeve, emocioneve dhe përvojave tona pa gjykim. Kur jemi në gjendje të ruajmë ndërgjegjësimin moment për moment, ne mund të bëjmë zgjedhjet që na shërbejnë më mirë në jetë. Nëse jeni si ne, ju tërhoqi vëmendja dhe meditimi për të jetuar një jetë më të lumtur, më të qetë, autentike.

  • Çfarë është meditimi dhe si te meditojmë
    06:53
  • Meditim mëngjesi ( Krijo një ditë pozitive)
    06:00
  • Meditim për vetëbesim, vetvlerësim
    15:01
  • Meditim për manifestimin e deshirave
    20:00
  • Meditim per Falje.
    15:07
  • Meditim për largimin e frikës dhe merakut.
    17:08
  • Shëro ankthin, aktivo Paqen & Dashurinë
    14:58
  • Meditim per terheqjen e te hollave shendetit dhe dashurisë
    13:49
  • Meditim për shërim dhe pastrim të trupit
    07:32
  • Meditim / Aktivizo fuqinë e falenderimit
    19:56
  • Meditim – Lidhu me energjinë jetësore.
    28:18
  • Meditim për tërheqjen e dashurisë
    40:08
  • Meditim gjumi per humbje peshe
    29:57
  • Meditim për shërimin e syve.
    30:01
  • Meditim për aktivimin dhe pastrimin e Çakrave.
    35:13
  • Meditim shërimi
    54:36
  • Meditim për gjumë të rehatshëm.
    01:00:26
  • Meditim gjumi i fuqishëm për vetëshërim
    01:00:12

Verësimet dhe përshtypjet e studentëve

5.0
Gjithsej 1 Vlerësim/e
5
Vlerësim
4
Vlerësim
3
Vlerësim
2
Vlerësim
1
Vlerësim
1 vit ago
Super

Want to receive push notifications for all major on-site activities?