Mëso shqip – Shqiptarët e Diasporës
Rreth kursit
Jeni shqiptarë që keni shumë kohë pa dëgjuar shqip pasi keni vite në emigracion? Doni që ti mësoni gjuhën shqipe fëmijëve tuaj që nuk kanë qenë në Shqipëri?
Atëherë ky kurs është zgjedhja e duhur për ju. Kursi zhvillohet online në zoom dhe është në grup me 4 persona. Përshtatet më së shumti për shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Mbretëri e Bashkuar dhe Itali pasi mësuesi gjithashtu di anglisht dhe italisht, ndaj ka edhe mundësi që të kuptojë vështirësitë që ju keni.
Çfarë përfshin?
- Prezantimi me Alfabetin.
- Gramatika e shqipes.
- Leximi i literaturës shqiptare dhe veprave të njohura shqiptare.
- Komunikimi në shqip në grup.
Grupi do përdorë një libër të cilin ua nisim ne online falas dhe oraret do përcaktohen sipas anëtarëve të grupit dhe instruktorit. Ne do jemi aty për t’ju shpjeguar çdo paqartësi.
Instruktori është shumë i përgatitur dhe i gatshëm t’ju përgjigjet pyetjeve që ju keni.
Shqipja është gjuhë e vështirë, por gjithashtu e ndërthurur me një kulturë të pasur e kuptimplotë. Nëse e keni pasur si pendesë që nuk keni mundur të flisni shqip, kjo është një mundësi e mirë për ju.
Ky çmim është për një orë në grup.
Nxitoni, grupet janë të limituara!
Are you Albanians who haven’t heard Albanian for a long time after years of emigration? Do you want to teach the Albanian language to your children who have not been to Albania?
Then this course is the right choice for you. The course takes place online in zoom and is in a group of 4 people. It is most suitable for Albanians living in the United States of America, Canada, the United Kingdom and Italy as the teacher also knows English and Italian, so there is also a chance that he will understand the difficulties you have.
What does it include?
Introduction to the Alphabet.
Albanian grammar.
Reading Albanian literature and well-known Albanian works.
Communication in Albanian in the group.
The group will use a book that we send online for free and the schedules will be determined according to the group members and the instructor. We will be there to explain any ambiguity.
The instructor is very knowledgeable and ready to answer any questions you may have.
Albanian is a difficult language, but also intertwined with a rich and meaningful culture. If you regretted not being able to speak Albanian, this is a good opportunity for you.
This price is for one hour in the group.
Hurry, groups are limited!