Music Production Course- Program 6 mujor, me Profesor Kevin Zotrija -1 muaj

About Course
Përse na duhet ky kurs
Ky kurs zhvillohet fizikisht në akademinë e DJ Academy Albania. Në këtë kurs do mundni që të nisni nga niveli 0 dhe të kuptoni deri në detaje mbi teknikat dhe zhvillimin e profesionit te Music Production, si në rastin kur e keni pasion, ashtu edhe kur doni ta merrni seriozisht dhe të bëheni një Music Producer.
Të mësosh music production të lejon që të kesh mundësi të kompozosh këngë nga e para, të thurësh melodi të bukura me anë të pajisjeve dhe gjithashtu të përshtatësh muzikën me tekstin. Kjo e bën një kompozitor apo kantautor të mirë.
Çfarë përfshin
Kjo është akademia e vetme e mësimit të DJ në Shqipëri. – Jeni të mirëpritur te na vizitoni për një provë Falas nga e hëna në të premte nga ora 10.00 deri në 18.00.
Adresa: Rruga 4 Deshmoret, Pall nr 1, Tiranë
çdo të shtunë (e përfshirë në çmim) kemi një javë Masterclass dhe një javë Dj Performance nga ora 12:00-14:00.
Music Production Course me kohëzgjatje 6 muaj, me Profesor Kevin Zotrija dhe me kosto 200 euro ne muaj përfshin:
1- 3 herë në javë me nga 2 orë mësim ku mësohet:
- Krijim beat.
- Bassline.
- Harmony.
- Melody.
- Kompozim.
- Mix premastered.
Pasi te blini këtë kurs, do ju vijë një email automatikisht që do e perdorni kur të shkoni tek trajnimi fizik për t’u pranuar dhe për të lënë oraret individuale. Do njoftoheni edhe nga ne tek accounti juaj ose emaili për hapat e procedimit pasi të blini kursin.
Shënim: Ky abonim është një mujor, dhe kur të mbarojë muaji, ju automatikisht çregjistroheni duke ju ftuar të riabonoheni për muajin tjetër.
Nëse keni ndonjë sugjerim apo paqartësi mbi kursin na shkruani në info@mamir.al ose në faqen tonë të kontaktit. Nëse doni ta njihni më tej mentorin e muzikës, ju sugjerojmë të vizitoni faqen e DJ academy.
Investo në mirëqenien tënde. Hap kursin e muzikës dhe fto qetësinë dhe harmoninë në jetën tënde!