Boksi: Principet e këtij sporti
Rreth kursit
Kursi i parë online i regjistruar në shqip mbi boksin. Me mentor Renato Kurti, Trajner Boksi
Trajner i ekipit Tirana dhe ekipit kombëtar, gjithashtu i diplomuar si trajner nga organizata ndërkombetare e sportit të boksit IBA.
Çfarë do shpjegojmë?
Në këtë kurs do të shpjegojmë historinë dhe teknikat bazë të sportit të boksit nga niveli fillestar në krijimin e një teknike të parë të boksit, me ndihmën e demonstrimit të sportistit tonë Xhoel Markaj, kampioni kombëtar aktual për moshat 15-16 vjec në disiplinën e këtij sporti.
Ky kurs është perfekt për ata që duan ta eksplorojnë boksin si sport, si për ata që duan të bien nga pesha në një mënyrë argëtuese, pasi gjatë ushtrimit të boksit lëviz çdo muskul, si për ata që boksin e kanë pasion, dhe për ata që aspirojnë të luajnë në skena më kompetitive.
Ky kurs online falas në boks ofrohet për ju me kamera me kualitet 4K, editimet përkatëse, dhe titrat që të mos humbisni asnjë sekond. Realizimi i tij ishte me një bashkëpunim të Mamir me trajnerin si pjesë e kurseve falas të sportit.
Përse na duhet?
Boksi mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të zemrës, përbërjes dhe forcës së trupit, si dhe të ulë presionin e gjakut dhe të ndihmojë në humbjen e peshës. Ai është një sport që të ndihmon mbi kontrollin e trupit, reflekset e tij dhe qetësinë mendore. Sa vjen dhe bëhet shumë i rekomandueshëm në jetën e përditshme dhe të zënë plot me obligimet tona të shumta. Është një mënyrë e mirë për të çliruar tensionin e ditës në kushtet e shtëpisë.
Ky kurs online falas në boks është i regjistruar dhe vjen i tëri me videoleksione. Nëse keni pyetje apo paqartësi na kontaktoni në info@mamir.al ose në faqen Na kontaktoni.
Mos hezito. Fillo tani.
Nëse doni që të stërviteni live në boks, Z. Kurti ndodhet në instagramin @renatokurti_boxing. Ai është i gatshëm t’ju përgjigjet çdo pyetje që ju keni mbi boksin.
Përmbajtja e kursit
Principet e Boksit
Çfarë është Boksi dhe historia e tij.
02:14Teknikat dhe taktikat e boksit me demonstrim
04:40Pajisjet e duhura per boks
03:22Demonstrim 1 – Ushtrim me litar.
00:45Demonstrim 2 – Gjuajtje në thes
00:49Demonstrim 3 – Ndeshje
00:36