5.00
(1 Rating)

Statistika dhe Probabiliteti

Categories: Featured, I regjistruar
Wishlist Share
Share Course
Page Link
Share On Social Media

About Course

Nëse jeni munduar ta mësoni statistikën por gjithmonë keni pasur boshllëqe nga shkolla e mesme, doni të bëni një studim ose thjesht jeni kurioz, ky është kursi i duhur për ju. Në këtë kurs online falas ju do mësoni Statistikë dhe Probabilitet në një shkallë bazë nga niveli 0. Hap pas hapi në 15 seksione do ndjekim leksionet e shpjeguara nga lektorja jonë e That’s Right dhe do zhvillojmë së bashku ushtrimet e dedikuara.

Çfarë trajtohet

Do ju ndihmojë të kuptoni rastet më tipike edhe nëse nuk keni fare dijeni mbi Probabilitetin apo Statistikën. Ky kurs online falas është shfaqur nga That’s Right për të gjitë ata që kanë vështirësi në fushën e statistikës. Është i nivelit bazik pasi është i shkurtër dhe është më i përshtatshëm për shkollën e mesme dhe vetëm disa kapituj të shkollës së lartë.

Përse na duhet

Probabiliteti dhe statistika janë pjesë e pandashme e matematikës. Ata na ndihmojnë të bëjmë parashikime matematikore për ngjarjet e mundura në jetët tona. Kjo e bën të nevojshme statistikën si në punët profesionale apo kërkimet shkencore, si në jetët tona të përditshme kur duam të marrim vendime mbi të ardhmen. Mënyra e shpjegimit është e thjeshtë, e saktë dhe shumë koncize. Kjo ndodh pasi është synuar eliminimi i çdo konfuzioni të mundshëm që ju mund të keni.

Sqarime të mëtejshme

Nëse keni ndonjë sugjerim apo paqartësi mbi kursin na shkruani në info@mamir.al ose në faqen tonë të kontaktit. Nëse doni ta njihni më tej mentoren e statistikës, ju sugjerojmë të vizitoni faqen e That’s right. në youtube. Statistika është një mjet i mirë për të kuptuar botën, për të kuptuar grupet e ngjashme dhe të kundërta e për të bërë parashikime që të kemi një ndjenjë sigurie për të ardhmen.

Investo në mireqenien tënde. Hap tani kursin e statistikës dhe fillo të mësosh pa kufizime në kushtet e shtëpisë!

Show More

What Will You Learn?

  • Statistika dhe Probabiliteti i niveleve fillestare të shkollës së mesme dhe pak nga shkolla e lartë.

Course Content

Probabiliteti

  • Probabiliteti (1) Prova e rastit. Denduria e pritshme
    04:24
  • Probabiliteti (2) Probabiliteti eksperimental. Denduria relative
    06:10
  • Probabiliteti (3) Probabiliteti teorik
    08:05
  • Probabiliteti (4) Ngjarja. Ngjarje të papajtueshme. Ngjarje shterruese
    07:01
  • Probabiliteti (5) Hapësira e rezultateve
    06:05
  • Probabiliteti (6) Diagrami pemë. Ngjarjet e pavarura
    12:54
  • Probabiliteti (7) Probabiliteti me kusht
    08:54
  • Probabiliteti (8) Ndryshorja e rastit. Funksioni i shpërndarjes së probabiliteteve.
    05:44

Statistika

Ushtrime

Student Ratings & Reviews

5.0
Total 1 Rating
5
1 Rating
4
0 Rating
3
0 Rating
2
0 Rating
1
0 Rating
2 vjet ago
Super shpjegim

Want to receive push notifications for all major on-site activities?