Statistika dhe Probabiliteti
Rreth kursit
Nëse jeni munduar ta mësoni statistikën por gjithmonë keni pasur boshllëqe nga shkolla e mesme, doni të bëni një studim ose thjesht jeni kurioz, ky është kursi i duhur për ju. Në këtë kurs online falas ju do mësoni Statistikë dhe Probabilitet në një shkallë bazë nga niveli 0. Hap pas hapi në 15 seksione do ndjekim leksionet e shpjeguara nga lektorja jonë e That’s Right dhe do zhvillojmë së bashku ushtrimet e dedikuara.
Çfarë trajtohet
Do ju ndihmojë të kuptoni rastet më tipike edhe nëse nuk keni fare dijeni mbi Probabilitetin apo Statistikën. Ky kurs online falas është shfaqur nga That’s Right për të gjitë ata që kanë vështirësi në fushën e statistikës. Është i nivelit bazik pasi është i shkurtër dhe është më i përshtatshëm për shkollën e mesme dhe vetëm disa kapituj të shkollës së lartë.
Përse na duhet
Probabiliteti dhe statistika janë pjesë e pandashme e matematikës. Ata na ndihmojnë të bëjmë parashikime matematikore për ngjarjet e mundura në jetët tona. Kjo e bën të nevojshme statistikën si në punët profesionale apo kërkimet shkencore, si në jetët tona të përditshme kur duam të marrim vendime mbi të ardhmen. Mënyra e shpjegimit është e thjeshtë, e saktë dhe shumë koncize. Kjo ndodh pasi është synuar eliminimi i çdo konfuzioni të mundshëm që ju mund të keni.
Sqarime të mëtejshme
Nëse keni ndonjë sugjerim apo paqartësi mbi kursin na shkruani në info@mamir.al ose në faqen tonë të kontaktit. Nëse doni ta njihni më tej mentoren e statistikës, ju sugjerojmë të vizitoni faqen e That’s right. në youtube. Statistika është një mjet i mirë për të kuptuar botën, për të kuptuar grupet e ngjashme dhe të kundërta e për të bërë parashikime që të kemi një ndjenjë sigurie për të ardhmen.
Investo në mireqenien tënde. Hap tani kursin e statistikës dhe fillo të mësosh pa kufizime në kushtet e shtëpisë!
Përmbajtja e kursit
Probabiliteti
Probabiliteti (1) Prova e rastit. Denduria e pritshme
04:24Probabiliteti (2) Probabiliteti eksperimental. Denduria relative
06:10Probabiliteti (3) Probabiliteti teorik
08:05Probabiliteti (4) Ngjarja. Ngjarje të papajtueshme. Ngjarje shterruese
07:01Probabiliteti (5) Hapësira e rezultateve
06:05Probabiliteti (6) Diagrami pemë. Ngjarjet e pavarura
12:54Probabiliteti (7) Probabiliteti me kusht
08:54Probabiliteti (8) Ndryshorja e rastit. Funksioni i shpërndarjes së probabiliteteve.
05:44