5.00
(1 Rating)

Bazat e tenisit

Kategoritë: I regjistruar
Lista e dëshirave Shpërndaje
Share Course
Page Link
Share On Social Media

Rreth kursit

Në këtë kurs online falas do të gjeni bazat e sportit të tenisit, do të informoheni mbi pajisjet e duhura për këtë sport si edhe strategji për të qenë një tenist sa më i zotë.

Prejardhja e kursit

Ky kurs online falas në tenis vjen për ju nga Mamir.al në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Tenisit dhe shpjegohet nga ish lojtarë dhe trajnerë të kombëtares së tenisit me demonstrimin e kampionëve kombëtarë në moshat përkatëse. Është pjesë e kurseve falas të sporteve. Kursi është me videoleksione dhe ndahet në 5 seksione kryesore: Bazat, Për kë është i nevojshëm, Mjetet e nevojitura, Rregullat e lojës dhe historia e këtij sporti në Shqipëri. Përpos leksione ka edhe demonstrimet përkatëse të lojës me kampionë kombëtarë të sportit të tenisit.

Instruktori

Nëse keni ndonjë sugjerim apo paqartësi mbi kursin na shkruani në info@mamir.al ose në faqen tonë të kontaktit. Nëse doni ta njihni më tej mentorët e tenisit, ju sugjerojmë të vizitoni faqen e  Federatës Shqiptare të Tenisit. Federata Shqiptare e Tenisit ka vite që trajnon lojtarët më të mirë shqiptarë të tenisit dhe organizon evenimente të ndryshme.

Përse na shërben ky kurs?

Doni të bëheni i zoti në tenis? Jeni kurioz se si luhet ky sport? Nuk dini rregullat, historinë dhe si është luajtur tenisi në Shqipëri? Atëherë, ky është kursi i duhur për ju. Tenisi është sporti i 7-të më i luajtur në botë dhe është shumë i standardizuar në Shqipëri me lojtarë të kalibrit europian. Përfitimet e tij në shëndet janë të shumta, madje tenisi është sporti i dytë më i shëndetshëm në botë pas notit. Këtu përfshihen energji më e lartë ditore, pak dëmtime, rritje refleksesh, lëvizje aerobike dhe përmirësim frymëmarrje. Nëse vini gjithmonë i lodhur nga puna apo shkolla, dhe nuk ndjeni se keni fare energji, sporti i tenisit është me siguri i duhur për ju.

Ç’pret? Fillo tani.

Shiko më tepër

Çfarë do të mësoj?

  • Kursi është me videoleksione dhe ndahet në 5 seksione kryesore: Bazat, Për kë është i nevojshëm, Mjetet e nevojitura, Rregullat e lojës dhe historia e këtij sporti në Shqipëri. Përpos leksione ka edhe demonstrimet përkatëse të lojës me kampionë kombëtarë të sportit të tenisit

Përmbajtja e kursit

Bazat e tenisit

  • Prezantim- Bazat e tenisit
    00:22
  • Historia e sportit të Tenisit
    00:37
  • Për kë është i përshtatshëm sporti i tenisit
    01:00
  • Mjetet e nevojshme të Tenisit
    01:05
  • Rregullat e Tenisit
    01:17
  • Demonstrim i lojës
    00:51
  • Demonstrim 2 – Nisja e lojës
    00:09
  • Demonstrim 3 – Momente nga loja e tenisit
    01:16
  • Tenisi në Shqipëri – Ku mund të luajmë Tenis
    01:35

Verësimet dhe përshtypjet e studentëve

5.0
Gjithsej 1 Vlerësim/e
5
Vlerësim
4
Vlerësim
3
Vlerësim
2
Vlerësim
1
Vlerësim
EL
2 vjet ago
super

Want to receive push notifications for all major on-site activities?