Bashkëpunimi mes Irisoft dhe Mamir.al ofron mundësinë ideale për të ndjekur kurse profesionale online. Irisoft siguron trajnime të kualifikuara në fusha të ndryshme, ndërsa Mamir.al ju lejon të qaseni në këto kurse në mënyrë fleksibile, në çdo kohë dhe nga çdo vend. Kjo mundësi ju ofron zhvillim profesional dhe avancim në karrierë kudo që ndodheni.
Irisoft e licensuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës që nga viti 2000, ofron kurse dhe trajnime profesionale në fusha të ndryshme. Disa prej këtyre fushave janë: Kontabilitet, Menaxhim, Informatikë, Programim, Marketing dhe Gjuhe Te Huaja. Irisoft ka një ekip pedagogësh me përvojë dhe ka filiale në disa qytete. Ajo ofron gjithashtu çertifikata të njohura ndërkombëtarisht, si çertifikatat Europiane dhe ato të Xpert dhe EBCL.
Mamir.al është një platformë online që sjell mundësi mësimi fleksibile. Kurset janë të dizajnuara për t’u përshtatur me nevojat e studentëve. Mësimi është interaktiv dhe angazhuese. Mamir.al ofron mundësi për të mësuar kurdo dhe kudo.Gjithashtu bën mësimdhënien dhe mësimnxënien më efektive dhe inkurajon pjesëmarrjen aktive të studentëve. Platforma synon të lehtësojë metodat e edukimit dhe të ofrojë mundësi fleksibile për zhvillimin profesional.
Përfitimet e Bashkëpunimit:
- Kurset e licencuara dhe çertifikatat ndërkombëtare: Irisoft ofron kurse të certifikuara dhe çertifikata të njohura. Mamir.al e bën mësimin më të aksesueshëm.
- Mësimdhënie aktive dhe bashkëpunim: Mamir.al krijon mundësi për bashkëpunim dhe mësim aktiv. Irisoft siguron kurse cilësore dhe të besueshme.
- Rritje profesionale dhe mundësi të reja: Kurset do t’ju ndihmojnë të zhvilloni aftësitë tuaja dhe t’ju hapin mundësi për karrierë.
Bashkëpunimi mes Irisoft dhe Mamir.al është mundësia që keni pritur për të përmirësuar karrierën dhe për të rritur mundësitë tuaja. Regjistrohuni dhe filloni të mësoni sot!