Para se Mamir.al te kriojohej, ne, ideuesit e saj kryesorë, Eris Lazri dhe Dervish Skënderaj vendosëm të bëjmë një anketim studentor, një pyetësor të thjeshtë anonim ku kishte vetëm 2 pyetje me alternativa për të parë nëse studentëve në arsim të lartë u intereson ideja jonë.
Duke qenë se platforma jonë i drejtohet më tepër studentëve në arsim të lartë, dhe meqë ne jemi vetë studentë dhe i dimë problematikat e tyre, vendosëm ta shperndajmë këtë pyetësor nëpër universitete. U munduam ta bënim sa më të shkurtër qe studentët ta plotësonin dhe sa më të qartë në projektin tonë.
Ja dy pyetjet që u shpërndanë:
Anketim Studentor – Për studentët në arsim të lartë.
- Nëse libri juaj i një lende te universitetit qe është shumë i gjatë (p.sh. 1000 faqe), shkurtohet dhe rekomandohet me anë te pedagogut te lëndës dhe një eksperti në një libër te shkurtuar (140-200 faqe) ku janë gjërat më thelbësore a do të ishit më të predispozuar ta blinit?
Alternativat ishin:
A) Po, shumë.
B) Besoj se po.
C) Nuk e di.
D) Jo, nuk më intereson.
E) Opsion “Tjetër” për të shkruar atë që dëshironin.
2. Nëse do të kishte një platformë online ku do të kishte kurse profesionale në shqip, falas dhe me pagesë, për një fushë që ty të pëlqen, sa janë gjasat që ti do e përdorje? Nga 1-5
Alternativat ishin:
- 1 – Shumë rrallë ose Kurrë
- 2 – Ndonjëherë
- 3 – Me raste
- 4 – Shpesh
- 5 – Gjithmonë
Kampioni i grupit studimor u përbë nga 420 studentë të arsimit të lartë, dhe grupimi specifikisht ishte ky:
- Rreth 210 studente Fakulteti i Ekonomise i Universitetit te Tiranes nga te cilet rreth 20 studionin master, rreth 190 studionin bachelor nga te cilet shumica ishin vit i parë (90 votime) , vit i dyte 80 votime dhe vit i tretë 20 votime.
- Rreth 35 votime nga Universiteti Politeknik i Tiranes.
- Rreth 30 votime nga Fakulteti i Gjuheve te Huaja dhe Filiologjik i Universitetit te Tiranes.
- Rreth 10 votime nga Universiteti Bujqesor i Tiranes.
- Rreth 20 votime nga Universiteti Aldent.
- Rreth 10 votime nga Universiteti New York.
- Rreth 15 votime nga Tirana Business Unversity.
- Rreth 45 votime nga Universiteti i Mjekesise.
- Rreth 20 votime nga Universiteti Metropolitan i Tiranes.
- Rreth 25 votime nga Fakulteti i Drejtesise i Universitetit te Tiranes.
Votimet e humbura:
Meqë platforma e mbledhjes duhet të nderrohej cdo 200 vota, po ashtu edhe qr code me te cilen lidhem linkun e anketimit per t’ua shperndare studenteve, dhe kishte pajisje telefonike qe nuk e njihnit teknologjine e QR code-it edhe pse studentet donin te votonin. kemi humbur shume vota, (rreth 80-100), ndaj na i desh qe te benim 3 anketime te njejta per te pare rezultatet.
Por per shkak te ndryshimit te shpejtë te ketyre te fundit, pershtatjen e opsioneve te anketimit dhe keshillimit te votuesve beme te mundur qe parimi 1 anetar 1 vote te mos cenohej.
Ja rezultatet respektive per secilin anketim.
Nëse ne vendosim ti mbledhim anketimet përkatëse kemi:
Per pyejten nr. 1
Po, shume = 121+121+14 = 256/420 = 60.95%
Besoj se po = 64+61+1 =126/420 = 30.6%
Nuk e di = 10+12+1= 23/420 = 5.5%
Jo, nuk me intereson = 4+2+2=8/420 = 1.9%
Tjeter = 1+2+2 = 5/420 = 1.05%
Në rubrikën “Tjetër” në pyetjen 1, studentët specfikisht ne mënyre anonime kanë shkruar:
- nuk mendoj se blerja ose e jo e nje libri ndikohet na madhesia e tij sesa na rendesia.
- Pse kemi lek teper ne? Ngelen duke kerkuar lek
- Varet sa cilesor do ishte reduktimi
- Ndoshta neqoftese librat do ishin te pershtatur dhe jo i perkthyer do e merja dhe nese do qe 1000 faqe
- Njesoj do ta fotokopjoja
Pyetja 2 në arsim.
Tani shohim rezultatet e pyejtes 2 per krijimin e platformes Mamir:
- Gjithmonë = 64+55+14 = 133/420 = 31.6%
- Shpesh = 87+84+6=177/420 = 42.4%
- Me raste = 45+21+2 = 69/420 = 16.4%
- Ndonjeherë = 8+8 =16/420 = 3.8%
- Shumë rrallë ose Kurrë = 9+8+0 = 17/420 =4%
- Nuk votoi = 1/420 = 0.3% (per shkak të një gabimi njerëzor nga ana jonë, të tjerët e patën pyetjen e dytë me detyrim.)
Koha mesatare e plotesimit per grupin 1 – 200 persona = 00:51 =51 sekonda
Koha mesatare e plotesimit per grupin 2 – 200 persona = 1:12 = 72 sekonda.
Koha mesatare e plotesimit per grupin 3 – 20 persona = 1:12 = 72 sekonda.
Po te bëjmë një llogaritje të thjeshtë, gjejmë kohën mesatare të gjithë grupimit:
t = (72*200+72*20+51*200)s/420 = 26,040s/420 = 62 sekonda.
Koha mesatare 1 minute e 2 sekonda tregon saktesine e ketij anketimi studentet e kane lexuar me pare anketimin dhe vetem pasi e kane lexuar te gjithen kane dhene voten.
Metodat e kërkimit.
Anketimi u shpernda si link dhe si fletushke me ane te nje qr code qe skanohej me telefon:
- Faqet studentore të eventeve vetëm studentore dhe universiteteve perkatese.
- Ndalur studentët pasi dolën nga universiteti dhe duke ja dhene anketimin me ane te nje fletushke me qr code.
- Afishuar tek ambjentet e universiteteve aty ku na u dha leja përkatese.
- Hymë nëpër auditore ta shpërndanim tek universiteti ku na u dha leje, aktualisht FEUT.
- Shpërndarjes si link ne grupet e eventeve studentore apo edhe grupet e klasave.
- Kontaktuam familjarët dhe miqtë tanë që janë studentë në arsim të larte.
Përfundimi në ndryshimet në arsim.
Ne i cilësojmë rrezultatet e pyetësorit tonë optimiste ndaj tezës qe ne duam te mbrojmë. Ne besojme se “Problematika kryesore ne mësimdhenie nuk është vullneti i nxënësve, por mënyra e mësimdhënies”. Sipas vlerësimit tonë, është nje lajm i mirë qe niveli i arsimimit në Shqipëri mund të përmirësohet me anë te ndjekjeve të disa politikave te jashtme në arsim mbi mesimdhenien dhe mesimnxenien dhe me pak varion nga vullneti i studenteve qe deri për tani eshte nje gje e pamatshme.
Si ne rastin e ofrimit te nje versioni te shkurtuar te librave në arsim të lartë krahas atij aktuali per studentin i bere nga ekspertet e mamir dhe pedagogu pergjegjes sigurisht me lejen e ketij te fundit dhe te dekanit/rektorit te universitetit perkates(mendohet ne plan afatgjate), ashtu edhe ne rastin e krijimit te platformes me te avancuar te studenteve online, te dy keto projekte te mamir, do kishin nje impakt te madh te madh mbi nivelin e arsimit dhe mbi kulturen e edukimit ne Shqiperi.
Faleminderit qe e lexuat kete ministudim deri ne fund.
Si mund të na ndihmoni? Shpërndajeni tek miqtë tuaj dhe me siguri do gjeni dicka që ju nevojitet. Na shihni në rrjetin social Instagram @mamir_al