Kurse shqip online? Çfarë është Mamir.al, cili është qëllimi?

Logo origjinale Mamir.al - Platforma më e madhe me kurse online shqip

Platforma më e madhe me kurse shqip online.

Mamir është një projekt i menduar dhe i dizenjuar shumë kohë më parë, pothuajse para 2 vitesh në vitin 2021, dhe synon që të krijojë një perspektivë të re mbi edukimin duke e mundesuar atë në metoda më inovative apo produktive si për mësuesit, ashtu edhe për studentët në Shqipëri. Një formë e edukimit me kurse shqip online aplikohet duke bërë edukimin më të aksesueshëm në Shqipëri.

Ne, duke studiuar tregun, e kemi parë që shtetasit shqiptar, pavarësisht sfidave, investojnë në arsimim dhe e vlerësojnë shumë atë. Kjo është treguar edhe nga statistikat e Instat 2022 ku shumica e studentëve që mbarojnë ciklin e mesëm, vazhdojnë ciklin e lartë.

Mamir është një projekt që fokusohet kryesisht në studentët e arsimit të lartë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Diasporë apo kudo ku ka shqiptarë. Ka pasur shumë projekte si mamir. Mendojmë se arsyeja pse ato kanë përfunduar të jenë mashtrime apo dështime, është sipas mendimit tonë për shkak të mungesës së planifikimit, njohjes së fushës ku bën pjesë dhe mungesës së përkushtimit.

Mamir është platforma e parë ku ti jo vetëm që ke mundesinë të mesosh cfarëdo të nevojitet në gjuhën tënde, por cdokush mundet të rregjistrohet si instruktor/e dhe të shesë kursin e tij/saj, pa asnjë përqindje të marrë nga Mamir.al, por me një taksë fikse në bazë të paketave që po përdor.

Si nisi ideja – Problematikat në arsimin në shqip.

Qëllimi duhet të jetë më i madh se paraja.

Ne, ideuesit e mamir, jemi vetë studentë. I dimë specifikisht të gjitha problematikat që studentët hasin nëpër universitete. Madje jo vetëm ne, por edhe studentët në bazë të votimeve gjykojnë se një nga tre problemet kryesore që ata kanë, pas kushteve të konvikteve dhe financave, është mënyra e mësimdhënies. Ne duam të krijojmë një frymë apo kulturë ku të mësuarit është argëtues dhe jo vetëm detyrim. Ne besojmë se në këtë fushë janë ca gjëra të vogla, që nëse implementohen, kanë një impakt të madh, jo vetëm tek notat e studentëve, por edhe në përgatitjen e tyre në karrierë.

Për shkak të politikave të mundshme të misinformimit, skuadra e mamir nuk synon vetëm numrin e kurseve. Ai siguron cilësinë e tyre, edhe mbrojtjen më të mirë të mundshme ndaj plagjiatures apo vjedhjes së studimeve të patentuara nga dikush tjetër.

Normalisht para se këto kurse shqip të publikohen, skuadra e mamir do ju njoftojë për cdo ndryshim që duhet bërë. Nëse duhet bërë një i tillë, që kursi juaj të jetë plotësisht ne perputhje me ligjet mbi të drejtat e autorit dhe pronësisë industriale të informuara nga DPPI. (Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale)

Objektivat e Mamir me edukimin online. – Impakti social.

Impakti social që mamir synon të ketë:

  1. Të krijojë një mësimdhënie më efektive.
  2. Të mundësojë një komunikim më të mirë student-mësues.
  3. Të ulë politikat e misinformimit në Shqipëri.
  4. Të mundësojë një gjetje më të lehtë kurs-student dhe anasjelltas.
  5. Të ulë grindjet midis njerëzve.
  6. Të thyhen sadopak barrierat e mentalitetit dhe të garantohet një liri se për cfarë mund të flitet apo mësohet dhe për cfarë jo.

Në fund të këtij artikulli, duam të ritheksojmë se qasja jonë ndaj arsimit është si shërbim dhe jo si detyrë. Ai nuk ka pse të mbarojë në bankat e auditoreve. Duhet të krijohet kulturë e tillë që njeriu i cfarëdolloj cilësimi të shoqerohet nga edukimi në cdo fazë të jetës. Ashtu si motoja jonë, ne inkurajojmë cdokënd të investojë në mirëqenien e tij, pasi edukimi i aplikuar = mirëqënie.

Si mund të na ndihmoni? Shpërndajeni tek miqtë tuaj dhe me siguri do gjeni dicka që ju nevojitet. Na shihni në rrjetin social Instagram @mamir_al 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *