Tag: Shkencë

Kategoria tag e kurseve shkencë

Kjo është kategoria e kurseve shkencë dhe është e ndarë nga kategoritë tag Teknologji apo Financë. Ajo përfshin kurset që flasin mbi shkencat natyrore dhe formale si Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Mjekësi dhe çdo shkencë tjetër përgjithësisht të trajtuar në universitet. Kurset mbi arkeologjinë janë pjesë e kategorisë tag “Histori”.

Cila është tipologjia e këtyre kurseve?

Mamir.al përgjithësisht përfshin kurse shkencash të nivelit të arsimit të lartë apo universitet. Pavarësisht kësaj pranon çdokënd që do të mësojë kurse të arsimit të mesëm. Kjo bëhet që të fokusohet më tepër në studentët e arsimit të lartë. Zakonisht këto lloj kurse janë në tipologjinë e kurseve online live. Me kalimin e kohës do punojmë që ti bëjmë kurset e para të regjistruara në Shqipëri mbi shkencat e avancuara. Fokusi ynë është profesionaliteti dhe cilësia e këtyre kurseve.

Kush do të shpjegojë?

Platforma Mamir ka shumë bashkëpunime edhe me lektorë universitetesh dhe në raste përkatëse kurset pajise edhe me kredite universitare. Të gjithë lektorët e shkencave të avancuara në Mamir janë ekspertë të fushës, dhe e kuptojnë fushën në nivel të thellë. Ne mirëpresim çdo sugjerim mbi fushat ku doni të shihni një kurs online të regjistruar në info@mamir.al

Shkenca është ajo që na pajis ne me mënyrën e të menduarit kritik, që na ndihmon të kuptojmë botën. Me pak fjalë, ajo është një nga thesaret më të mëdha të njeriut në botën moderne.

Fillo tani rrugëtimin në botën e pafund të dijeve shkencore. Investo në mirëqenien tënde. Hap një nga kurset shkencore më poshtë: