Para se Mamir.al te kriojohej, ne, ideuesit e saj kryesorë, Eris Lazri dhe Dervish Skënderaj vendosëm të bëjmë
Anketimi studentor i Mamir.al në arsim, ja rezultatet e kerkimit.

Mirësevini në nënkategorinë Studime e kategorisë Kurse online shqip. Këtu do shfaqim të gjithë pyetësorët, anketimet dhe studimet që Mamir.al bën për të kuptuar më mirë fushën e edukimit dhe sidomos fushën e arsimit të lartë në shqipëri. Studimet janë kategori shumë të rëndësishme për të kuptuar fushat specifike ku studentët kanë nevojë të mësojnë më tepër.
Këto studime na ndihmojnë të kuptojmë trendet e reja në kurse online, moshat kur studentët ndjehen më të prirur për të ndjekur një kurs online, arsyet e ndjekjes së tyre, nivelin e kërkesës së tyre, inovacionet e duhura që duhen implementuar dhe rritjen e cilësisë për të qenë të sigurt që produkti përfundimtar të jetë ajo që konsumatori dëshiron.
Ne përdorim këto metoda për nxjerrjen e këtyre studimeve, siç janë:
Ky informacion pastaj interpretohet për të nxjerrë të dhënat më të sakta të mundshme. Në fillim bëhet zgjedhja me kujdes e pyetjeve të bëra. Më pas plotësimit, krijohet një seri shqyrtimi i faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm, duke qartësuar të dhënat edhe më tej. Konsiderohen gabimet (devijimet standarde dhe variancat) dhe deformimet e informacionit në bazë të kanalit të shpërndarjes, për të saktësuar edhe më tej informacionin.
Në fund mbyllet me një metanalizë të studimeve të ngjashme. Ç’pret? Informohu edhe ti mbi trendet e studentëve!
Para se Mamir.al te kriojohej, ne, ideuesit e saj kryesorë, Eris Lazri dhe Dervish Skënderaj vendosëm të bëjmë