Mamir.al ofron për ju kursin Bazat e Python nga Irisoft Education.Ky kurs vjen tek ju përmes bashkëpunimit me
Tag: Zhvillim Software
Kategoria tag e kurseve Zhvillim Software
Kategoria tag e kurseve Zhvillim Software është e ndarë nga kategria tag Teknlogji dhe përfshin të gjitha kurset që flasin mbi Programimin, Inteligjencën Artificiale (AI), Krijimin e websiteve me kod, User experience, User Interface, Lidhjen e rrjeteve, Databazat, Aplikacionet me kod, Cybersecurity, Certifikimi CISCO dhe çdo kurs tjetër online që flet mbi programimin në shqip.
Në sajë të gjendjes së dobët të shtetit shqiptar në implementimin e sigurisë kibernetike, kjo kategori merr një rëndësi të veçantë për ne. Pas tentativave dhe historive të shumta të hakerimit të faqeve të uebit shqiptare, është shumë i rëndësishëm trajnimi i vazhdueshëm në fushat e programimit. Platforma Mamir investon vazhdimisht dhe bashkëpunon ehde me kompani të huaja që të ketë një sistem të sigurt dhe të paaksesueshëm nga palët e paautorizuara.
Sa zgjasin këto kurse?
Kurset e programimit kanë tendencën që të zgjasin në kohë. Kjo bëhet që dija e marrë të jetë përvetësuar maksimalisht. Me anë të një versioni mix ose online live detyrat keni mundësinë ti kontrolloni live me instruktorin/en. Normalisht edhe kurset plotësisht të regjistruara janë të përshtatshme që duan ta nisin kursin kur të kenë dëshirë.
Kurset online shqip në programim janë kurse të shumëpritura nga përdoruesit shqiptarë pasi hapin kaq shumë mundësi. Tanimë nuk ke pse të kesh me patjetër diplomë apo të dish anglisht për të ditur një gjuhë programimi. Një gjuhë programimi që ju lejon që të krijoni website, template, animacione, lojëra, aplikacione apo gjithçka tjetër.
Fillo tani. Investo në mirëqenien tënde. Hap një nga kurset e programimit më poshtë: