Tag: Financë

Kategoria tag e kurseve online Financë

Kategoria tag e kurseve online financë është e ndarë nga kategoria tag biznes dhe përfshin Financën, Kontabilitetin, Ekonomi, Investimet, dhe Forex aty ku ka licensë. Në platformën Mamir nuk përfshihen kurset mbi cypto mining apo të çdo aktiviteti tjetër të paligjshëm në Shqipëri.

Cila është tipologjia e kurseve në financë dhe ekonomi?

Tipologjia e kurseve financiare apo ekonomike nuk është se ka një formë ekzakte. Ato gjenden gjerësisht edhe të regjistruara edhe online live edhe mix. Këto kurse zgjasin zakonisht 1 deri në 3 muaj.

Restriksionet (Kufizimet)

Për shpjegimin online të kurseve të këmbimit të parasë Forex, apo çdo lloj aktiviteti tjetër të ngjashëm financiar duhet të jeni i liçensuar nga shteti shqiptar. Në rast të kurseve ku lëshohet liçensë, gjithashtu duhet të jeni i liçensuar nga shteti shqiptar.

Përse janë të rëndësishme këto kurse?

Kurset e tagut Financë janë të rëndësishme sepse na bëjnë për të kuptuar natyrën e parasë, tregjeve financiare, kontabilitetin SNRF dhe pasqyrat financiare e shumë më tepër. Jemi të vetëdijshëm se ekonomia, ekonomiksi, ekonometria edhe shumë fushat e ngjashme me të nuk janë pjesë e Financës. Ato janë hedhur në të njëjtën kategori tag për ngjashmërinë e tyre në përfshirjen e temës së Parave në përgjithësi.

Këto tipe kurse përbëjnë një nga shtyllat kryesore në aftësimin e bizneseve për përgatitjen financiare, kuptimin më të gjerë të parasë dhe bizneseve të tyre, dhe bërjen e matjeve të duhura pë optimizimin e performancës.

Investo në mirëqenien tënde! Hap një nga kurset online shqip të kategorisë tag Financë të shfaqura më poshtë: