Tag: Gjuhë

Tagu i kurseve Gjuhë në platformën Mamir.

Në tagun e kurseve gjuhë gjenden kurset e gjuhëve të huaja dhe mësimi i gjuhës shqipe për shqipëtarët e diasporën. Kjo pjesë përbën një pjesë të madhe dhe shumë të rëndësishme të kurseve tona. Mamir shërben në këtë rast si urë lidhëse midis qendrave të gjuhëve të huaj dhe shqiptarëve kudo që ndodhen. Zakonisht para se të hapen kurset e tilla të gjuhës, Mamir.al ju bën në bashkëpunim me qendrat e kurseve një test paraprak për të parë se ku është niveli juaj specifik i gjuhës përkatëse. Ky test mund të gjendet në përshkrimin e kurseve të gjuhës.

Karakteristikat

Një karakteristikë tjetër që kurset e gjuhës shumicën e rasteve kanë është certifikata e miratuar për mësimin e gjuhëve. Kurse e gjuhëve të huaja kanë tendencën të zgjasin më shumë se 1 muaj. Ndaj tendenca e tyre dhe kursi më efektiv është online live në grup tre deri në pesë persona ose një version mix mes online live dhe pjesëve të regjistruara. Mamir përmban disa nga kurset e vetme shqip të regjistruara profesionale për mësimin e gjuhëve të huaja.

Këshillim

Në fund të fundit versioni më i përshtatshëm për ju varet nga karakteri juaj, koha që dispononi dhe qëllimi i kursit. Ajo çfarë ne mund t’ju sigurojmë është që kurset janë nga profesorë plotësisht ekspertë. Ata janë të kualifikuar me vite eksperiencë në atë që shpjegojnë. Në rastet kur ju vendosni të ndiqni një kurs në grup, duhet të prisni datën e caktuar të nisjes së kursit derisa të mblidhet numri i caktuar i personave të nevojshëm për fillimin e tij.