Para se Mamir.al te kriojohej, ne, ideuesit e saj kryesorë, Eris Lazri dhe Dervish Skënderaj vendosëm të bëjmë
Kategori: studime
Nënkategoria Studime e kategorisë Kurse online shqip
Mirësevini në nënkategorinë Studime e kategorisë Kurse online shqip. Këtu do shfaqim të gjithë pyetësorët, anketimet dhe studimet që Mamir.al bën për të kuptuar më mirë fushën e edukimit dhe sidomos fushën e arsimit të lartë në shqipëri. Studimet janë kategori shumë të rëndësishme për të kuptuar fushat specifike ku studentët kanë nevojë të mësojnë më tepër.
Qëllimi i tyre
Këto studime na ndihmojnë të kuptojmë trendet e reja në kurse online, moshat kur studentët ndjehen më të prirur për të ndjekur një kurs online, arsyet e ndjekjes së tyre, nivelin e kërkesës së tyre, inovacionet e duhura që duhen implementuar dhe rritjen e cilësisë për të qenë të sigurt që produkti përfundimtar të jetë ajo që konsumatori dëshiron.
Metodat e nxjerrjes së studimeve:
Ne përdorim këto metoda për nxjerrjen e këtyre studimeve, siç janë:
- Fletushkat me QR code
- Link
Kanalet e marrjes së anketimeve:
- Rrjeti i njohur i studentëve.
- Faqet e rrejteve sociale që frekuentohen nga studentët.
- Ndalimi në rrugë.
- Bashkëpunimi me institucione si shkolla dhe universitete.
- Shpërndarja me email.
- Pyetja pas blerjes.
- Faqja web.
Interpretimi i informacionit
Ky informacion pastaj interpretohet për të nxjerrë të dhënat më të sakta të mundshme. Në fillim bëhet zgjedhja me kujdes e pyetjeve të bëra. Më pas plotësimit, krijohet një seri shqyrtimi i faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm, duke qartësuar të dhënat edhe më tej. Konsiderohen gabimet (devijimet standarde dhe variancat) dhe deformimet e informacionit në bazë të kanalit të shpërndarjes, për të saktësuar edhe më tej informacionin.
Në fund mbyllet me një metanalizë të studimeve të ngjashme. Ç’pret? Informohu edhe ti mbi trendet e studentëve!