Etiketë: studim

Tagu Studim

Në këtë tag blogjesh do të flitet për blogjet që kanë si temë studimet. Mamir.al bën shumë studime, anketime apo pyetësorë. Këto pyetësorë bëhen për të kuptuar më mirë nevojst e konsumatorëve të kurseve tona. Ato shërbejnë për të rritur cilësinë dhe inovacionet e duhura në platformë.

Çfarë lloj blogjesh bëjnë pjesë?

Në këtë tag bëjnë pjesë blogjet që kanë studim, pyetësor apo ministudim mbi nevojat e klientëve. Përgjithësisht këto studime do të jenë mbi edukimin dhe kurset online por mund të përfshijë edhe fusha të tjera të ndryshme të interesit.

Sa herë postohen blogje të tilla?

Mund të themi që edhe pse nuk ka një numër ekzakt të studimeve që ne kryejmë, të paktën dy herë në muaj do kryhet një studim. Gjatësia dhe madhësia e tij mund të variojë, por fokusi është tek saktësia.

Pse na duhen ne këto?

Ju si përdorues apo instruktorë të Mamir ju duhen këto të dhëna për të kuptuar më mirë kulturën dhe natyrën e trendeve të edukimit në Shqipëri dhe për të ndihmuar në përshtatjen e këtij informacioni në tregjet e informacionit.

Nuk është e thënë që të jeni instruktor që t’ju nevojiten këto informacione. Çdokush me nevojën për të ditur më shumë rreth edukimit në Shqipëri do duhet ti shikojë këto blogje.

Cilësia e studimeve

Një studim bëhet nëpërmjet hartimit të pyetjeve me kujdes, plotësimit të tyre nga target grupi, analzimi i faktorëve të studiuar dhe lidhjes së tyre me faktorët e jashtëm, kontrolli i hipotezēs, metaanaliza dhe përfundimet e nxjerra nga studimi në fund.