Tag: Aktivitet Fizik dhe Sport

Kjo është kategoria tag e kurseve “Aktivitet Fizik dhe sport”.

Në këtë kategori do të gjeni të gjitha kurset që lidhen me sportin dhe aktivitetet fizike. Ndër to mund të përmendim Futoboll, Basketboll, Tenis, Golf, Not, Vrap, Box, Rugby dhe çdo sport apo aktivitet tjetër fizik.

Si zhvillohen këto kurse

Përgjithësisht këto lloj kursesh për shkak të vështirësisë së zhvillimit të tyre live, janë kurse online të regjistruara ku lektori shpjegon rregullat e lojës, lojtarët më të mirë, vendet ku mund të ushtrohet, historinë e sportit dhe strategjitë apo taktikat më të mira për të ushtruar këtë sport apo aktivitet fizik.

Platforma Mamir ka ndërhyrë që shumë nga këto kurse sportesh të jenë relativisht të shkurtra dhe falas. Platforma synon që të ketë çdokush mundësi të mësojë një sport nga instruksionet e ndjekura nga shtëpia. Për të bërë këto kurse kemi bashkëpunuar me institucionet zyrtare të sporteve në Shqipëri për të bërë të mundur që ehde cilësia e informacioni të marrë të jetë maksimale.

Ke ekspertizë mbi sporte të pashpjeguara akoma?

Nëse je i apasionuar pas sportit dhe ke një ekspertizë të gjerë për një nga sportet për të cilat mungon një kurs në platformën tonë, stafi ynë ofron xhirimin, planifikimin, optimizimin dhe marketimin e kursit nëse këtë kurs ju vendosni ta lini falas për konsumatorët për më tepër se 6 muaj. Na kontakto në info@mamir.al, në Instagram ose në Whatsapp

Më poshtë do gjeni të gjitha kurset që flasin për aktivitetet fizike dhe sportet. Investo në mirëqenien tënde!  Zgjidh një kurs: