Tag: Zhvillim personal

Kategoria Tag e Kurseve Zhvillim Personal

Kategoria tag e kurseve zhvillim personal në Mamir nuk është më e ndarë nga kategoria tag Meditim dhe flet për kurset në fushat e shkencave sociale si psikologji, sociologji, terapi, fe apo besim, sjellje organizative, meditim, antropologji dhe life coaching.

Kjo kategori është shumë e rëndësishme për sigurimin e një shëndeti mendor të lartë në Shqipëri, për të pasur një qasje më kulturore, për të përballuar më lehtë ndryshimet dhe për të vazhduar rrugën drejt qëllimeve tona edhe kur bëhet e vështirë. Platforma mamir i kushton një kujdes të veçantë kurseve të kësaj kategorie tag.

Restriksionet e këtyre kurseve

Nëse po mësoni (shpjegoni)  fusha të thella në psikologji, duhet të jeni pjesë e urdhrit të psikologut. Nuk duhet në asnjë mënyrë të fyeni fetë apo besimet e kujtdo që përdor platformën. Kjo përbën shkelje penale deri në 5 vite burg. Nuk duhet të mashtroni me garancitë dhe shembujt, gjithashtu vepër penale.

I përmendëm këto restriksione pasi kanë tendencën që të ngatërrohen më së shumti në këtë kategori kursesh. Ne nuk kemi mbështetur dhe nuk do mbështesim apo pranojmë asnjë kurs që nuk është kontrolluar në përshtatje me ligjin dhe me kushtet tona të përdorimit.

Vlera e kurseve të zhvillimit personal

Ne mendojmë se në çfarëdolloj faze të jetës që njeriu është, gjithmonë ka vend për rritje. Një mendësi e re, një mënyrë e re e të jetuarit është çelësi i një të jetuari të lumtur dhe pa pendesa.

Investo në mirëqenien tënde. Hap një nga kurset e zhvillimit personal tani: